Dosja do të shkojë tek Arta Marku/ Izet Haxhia kallëzon zyrtarisht Sali Berishën për 23 krime

0
402

Gjashtë muaj pas rikthimit në Tiranë, ish truproje i Sali Berishës, Izet Haxhia kallëzon penalisht ish-kryeministrin në Prokurorinë e Përgjithshme, për 23 krime të rënda, të kryera sipas tij, gjatë pushtetit të parë 1992-1997. Kallëzimi penal vjen pas një sage akuzash të rënda që ish-truproja i Sali Berishës ia ka adresuar këtij të fundit, gjatë viteve 2016, 2017 dhe gjashtëmujorit të parë të 2018.

Kallëzimi që do të shkojë në zyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas 20 vitesh në arrati, ai u rikthye në Tiranë, ndërsa ndodhet në burgun 302 që në fillim të muajit maji të këtij viti.

23 akuzat e Izet Haxhisë kundër Berishës sipas shqiptares.com janë:

1) Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991

2) Vrasjet në shkollën e Bashkuar

3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.

6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.

8) Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

9) Hapja e depove të armatim-municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit.

Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyejve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.

10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.

12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS.

13) Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane.

14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vrasjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit, Shaban Memisë.

15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjekjet e tij, intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eliminimin e Azem Hajdarit.

18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për ndarje kombëtare.

19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.

20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush ?!.

21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerrjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.

23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vrasjes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një krim që kurrë se kam kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here