Mesfushori i kombëtares shqiptare, Astrit Ajdareviç po përballet me disa probleme në Greqi te skuadra e AEK-ut.Sipas mediave greke, raportohet se mes Ajdareviç dhe presidentit të ekipit, Dimitris Melisanidis ka pasur një zënkë.Kjo e ka shtyrë presidentin e klubit të përjashtojë atë nga dhomat e zhveshjeve të skuadrës, duke mos e lejuar të qëndrojë më me ekipin parë.
Ajdareviç do të vazhdoj të jetë pjesë e AEK deri në janar, por palët po negociojnë mbylljen e kontratës në mënyrë të parakohshme.
Futbollisti që luan edhe me kombëtaren shqiptare, fitoi titullin kampion me AEK-un sezonin kaluar, por tani do t’i japë lamtumirën këtij klubi, fatkeqësisht në mënyrën më të keqe të mundshme.