Mësohet se dy grupe vlerësimi nga ARRSH kanë mbërritur në Unazën e Re. Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët.
Por me t’i parë, banorët kanë filluar të mblidhen dhe të kundërshtojnë grupet e inspektimit. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi pa u zgjidhur problemi i tyre dhe prezencën e grupeve të vlerësimit e kanë konsideruar provokim nga ana e qeverisë Rama.
Ata kanë patur dhe debat me dy grupet e vlerësimit, duke përzënë njërin prej tyre. “Ikën, u larguan ata, mbrojmë shtëpinë tonë, ta harrojë se mund ta prishë shtëpinë”, tha njëri prej banorëve.