Këshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji i është nënshtruar Vetingut për pasurinë në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Papajorgji është njëherazi edhe kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë seancës dëgjimore javën e kaluar, sipas ILDKPKI-së, Papajorgji nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka pasur mangësi në dokumentacion. Megjithatë, sot vendimi i KPK për kandidaten për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese ka qenë pozitiv dhe Fiona Papajorgji kalon me sukses Vettingun.
Trupa e KPK përbëhej nga përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.