Sondazhi, Universiteti Politeknik dhe ai Bujqësor më të korruptuarit në vend, studentët pranojnë që japin ryshfet

0
471

Korrupsioni në universitete vijon të jetë i pranishëm. “Qëndresa qytetare” ka zhvilluar një sondazh në universitet kryesore të vendit dhe rezulton se Universiteti Politeknik është më i korruptuari, ndërsa pas tij vjen ai bujqësor. Në sondazh janë marrë 500 studentë dhe rezulton se niveli i korrupsionit te Politekniku arrit në 80 për qind, ndërsa te Universiteti Bujqësor 77%.

“Gjithsej janë intervistuar 501 studentë të nivelit Bachelor dhe 139 të nivelit master. Pyetjes kryesore: A është i pranishëm korrupsioni në universitetin tuaj? 73% e studentëve të anketuar e pohojnë”, u shpreh Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare”. Format e përhapjes së korrupsionit janë të ndryshme, por sipas raportit 43% e studentëve kanë paguar në këmbim të notës, përmes një personi të tretë.

“Jo thjesht ndërmjetës dhe sekretarë, por ka arritur deri aty sa përdoren edhe lokalet, ku shkohen dhe lihen lekët te kamarierët”, tha Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan. Ajo çka bie në sy nga të dhënat, është se edhe vetë studentët, 24% prej tyre janë të gatshëm të bëhen palë me korrupsionin , duke ofruar ryshfet. Por harrojnë ndëshkimet ligjore. “Në Kodin Penal, për sa i përket korrupsionit pasiv, pra për atë që akuzohet pedagogu, dënimet shkojnë nga 2 vjet në 8 vjet dhe studentët vetë ndëshkohen, në rastin kur kanë kryer korrupsionin aktiv nga 6 muaj deri në 3 vjet”, tha Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan.

Në shumë raste në media janë publikuar afera korrupsioni në universitete. Po ashtu rezulton që ka shumë pak raste që pedagogët përballen me drejtësinë. Rasti më i fundit ishte në Elbasan ku u arrestuan disa persona, por më herët ka rezultuar që shumë prej të akuzuarve dhe hetuarve janë rikthyer në pozicionet e mëparshme dhe vijojnë me të njëjtin fenomen. Ndërkombëtarët gjithmonë kanë bërë thirrje që të luftohet korrupsioni në vend. Në raporte rezulton se arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorët me më shumë korrupsion. Por shqetësues është fakti se në arsim nxitës janë dhe vetë studentët, të cilët paguajnë para për të marr nota të mira apo kaluese, edhe kur atyre nuk u mohohet e drejta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here