“Nga nesër dielli do shkëlqejë më fort”, kryetarja e FRPD i sulet Lulzim Bashës për rikandidimin e Ferdinand Xhaferrit

0
339

Kreu i PD-s, Lulzim Basha ka urdhëruar zgjedhjen e kryetarëve të PD dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në datën 15 dhjetor. Sipas një agjende të vendosur nga ai personalisht, nga nesër fillojnë zgjedhjet në shumë degë, të cilat mund të quhen gara të paravendosura, ose procese formale rimandatimi.

Kështu ka ndodhur edhe në qarkun e Durrësit ku në garë do të jetë kryetari i komanduar Ferdinand Xhaferraj i cili pritet të ketë përballë Sokol Kapedanin, një rival fiktiv.

Mos ndryshimi ose më mirë marrja sërish e postit të kreut të PD për Durrësin nga ana e Ferdinand Xhaferrit ka sjellë pakënaqësi në anëtarësinë e Partisë Demokratike në këtë qark Ka qenë kryetarja e FRPD Durrës Lorisa Ylli e cila ka reaguar në një status në facebook ku me ironi shkruan se nga nesër dielli do të shkëlqejë më fort dhe me më cilësi të mirë

“I uroj suksese kryetarit të ri të PD dega Durrës që përzgjidhet sot me 20% të anëtarësisë.

Nga nesër dielli do të shkëlqejë dhe më fort dhe më me cilësi të mirë”- shkruan me ironi kryetarja e FRPD Durrës Lorisa Ylli.Në vitin 2011, kur Ferdinand Xhaferri kandidonte për Bashkinë e Durrësit. gjatë fushatës u premtoi banorëve se do përmirësonte cilësinë e diellit dhe të rërës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here