Rama sulmon hapur tre gazetarët e njohur: Andi, Ylli e Qimi Kadriu… Lekët shko merrjani Lulit, i dha 13 mln gjykata

0
353

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur nga foltorja e Kuvendit 3 gazetarët, Andi Bushati, Ylli Rakipi e Çim Peka duke i cilësuar si “kadrinj të paekspozuar” ndërsa ishte duke folur për protestat te Unaza e Re.

“Ka Tironë po ka dhe shtrat të Unazës së Re, ka kryeqytet por ka dhe Bashkim, Kujtim, Pal, Edmond dhe patjetër ka dhe Ramazan, të gjithë këta i bashkon tufa e Kadrinjve të PD LSI, bashkë me kadrinjtë e paekspozuar, Andi Kadriu, Ylli Kadriu, Qimi Kadriu.

Ata duan fshatin e tyre Unazën e Re, dalin ke qendra ata, ç’ju duhet atyre se janë te hyrja e kryeqytetit dhe çfarë bëjnë, dalin me flamurin amerikan se ata kanë zbulu Amerikën te Unaza e Re dhe do e mbrojnë Amerikën e tyre nga ne indianët. Shkoj unë në Surrel sa të du por katunar jam”, tha Rama ndërsa me ironi tha se ata që kanë ndërtuar pa leje mund t’i dëmshpërblejë Lulzim Basha me lekët që përfitoi nga Gjykata e Strasburgut për Pallatin e shembur në Vlorë.

“Kush do i dëmshpërblejë? Indianët pra, ne, mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, bizneset, kamarierët, do punojnë të gjithë, do paguajnë  taksa që amerikanët e unazës së re të ngrenë lart flamurin amerikan dhe armë për ne  indianët. Ramazon jap rrugën, mos  shko pas Lulit ose merrjani Lulit, 13 milion i ka dhënë gjykata, merrjani Lulit”, tha Rama nga foltorja.

Aktualisht te Unaza e Re po zhvillohet një protestë e dhunshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here