Zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL, emri i tij një goditje për Rusinë

0
400

Zgjidhet presidenti i ri i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL. Koreano jugori Kim Jong Yang është tashmë drejtuesi më i ti i INTERPOL, i cili u zgjodh ditën e sotme në konferencën e Dubait.

Këhtu Rusia nuk arriti të marrë drejtimin e organizatës së policisë.

Kujtojmë se katër senatorë amerikanë publikuan të hënën një letër të hapur, ku i kërkonin Presidentit Donald Trump të kundërshtonte kandidaturën e rusit Aleksandër Prokopçuk, zëvendëspresident i tanishëm i Interpolit.

Senatorët shkruanin se Prokopçuk është “i përfshirë personalisht” në atë që në letër cilësohet si rutinë ruse e “abuzimeve me Interpolin për hakmarrje ose përngacmimin e kundërshtarëve politikë, disidentëve dhe gazetarëve”.

Në përgjigje të kritikave ndaj Prokopçukut, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se “kjo është ndoshta një lloj ndërhyrjeje në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here