Gjonaj në konferencë për shtyp: Shkarkohet drejtori i ALUIZN-it dhe 2 punonjës në Vlorë

0
476

Në një konferencë për shtyp ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri bilancin e aksionit Task Forca Antikorrupsion këtë javë.

Gjonaj bëri me dije se është shkarkuar nga detyra Drejtori i ALUIZN-it Ardian Musta në Vlorë dhe 2  punonjës.

“U mor masa largim nga detyra për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZN-it Vlorë, si dhe përgjegjësin dhe specialistin në këtë drejtori. Kjo masë u mor pasi nuk kanë respektuar procedurat e kërkuar nga ligji në fuqi, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimi”, tha Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here