Brukseli refuzon buxhetin e Italisë, i hap rrugë sanksioneve

0
432
Bashkimi Evropian ka bërë sot hapin e parë drejt gjobitjes së Italisë për shtytjen e saj të shpenzimeve të buxhetit, për të cilat thotë se shkelin rregullat financiare të bllokut.  Brukseli ka refuzuar draft-buxhetin e Romës për vitin 2019.
“Komisioni konfirmon ekzistencën e një rasti të qartë moszbatimi të rregullores. Me atë që ka prezantuar qeveria italiane ne shikojmë rrezikun e ecjes së pavetëdijshme drejt destabilizimit financiar”, thuhej në vlerësimin e përvitshëm të BE për vendet e zonës euro.
Brukseli ka përsëritur vazhdimisht shqetësimet e tij për buxhetin e fundit të qeverisë euro-skeptike mes Lëvizjes 5-Yje dhe Lega-s, duke paralajmëruar se mund të shkaktojë krizë financiare.
Roma argumenton se po nxit rritjen ekonomike dhe zv. kryeministri Matteo Salvini tha se nuk do të pranojë kompromis për pikat kyçe të buxhetit si reforma e pensioneve, të ardhurat minimale të qytetarëve dhe taksat e ulëta.
Ai tha për gazetarët në Romë se është i gatshëm të bëjë ndryshime të vogla në pika si investimet për të cilat është i hapur për diskutime.
Në rast të kundërt Italia nuk të pësojë sanksione financiare që arrijnë në 0.2 të GDP-së së vendit, ose pezullim të pagesave  nga fondet strukturore të BE deri në  0.5 për qind.
Salvini tha se gjobat ndaj Italisë do të ishin mungesë respekti. “Ne jemi të bindur për shifrat në buxhetin tonë, për këtë do të diskutojmë pas një viti”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here