“Të gjithë e shohin dhe s’bëjnë zë”/ Studentja në Tiranë po hipte në autobus, hajduti i hap çantën dhe i vjedh portofolin (VIDEO)

0
440

Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju vjedhin në autobus? E sigurt është që në rast se s’ju ka ndodhur juve, një i njohur apo i afërm ju ka treguar se është gjendur patjetër në një situatë të tillë.

Kjo ndodh rëndom sidomos në autobusët e linjave urbane në Tiranë, ku njerëzit detyrohen të hipin edhe kur nuk ka vend për të gjithë.

Sikur të mos mjaftonin gjithë problemet që qytetarët kanë me lëvizjet brenda kryeqytetit, kudo janë edhe xhepistët që nuk lenë rast pa “shfrytëzuar”.

Një rast i tillë është denoncuar ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania, ku një vajzë është vjedhur nga një hajdut xhepash ndërsa po hipte në autobus.

E reja pret të hipë në autobus dhe as nuk e ka mendjen tek veprimi djallëzor i djalit, i cili pa pikë turpi i hap çantën dhe i merr portofolin.

Askush nga ata që janë rreth e rrotull nuk guxon t’i thotë një fjalë vajzës apo të reagojë ndaj hajdutit.

Ky fenomen i rëndomtë dhe i shëmtuar është thuajse i përditshëm në autobuset e Tiranës, ku të papërgjegjshëm si djali në video u marrin paratë e xhepit qytetarëve, edhe pse në rastin e studenteve mund t’ju nevojiten për të shtyrë javën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here