Sherr dhe përplasje me armë në Shkodër, policia arreston 4 persona (Emrat)

0
626

Të paktën katër persona janë arrestuar, pas sherrit të përshkallëzuar në Shkodër. Enton Dushaj, 33 vjeç banues  në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër ka rënë në prangat e policisë për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Eduart Bajrami 27 vjeç banues në fshatin Llazan të Malësisë së Madhe është arrestuar për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh”.

Kristian Shkambi, 26 vjeç banues në lagjen “Skëndërbej” është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe për veprat penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Sherri ka ndodhur në  një lokal në Shkodër, ku shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me  Eduard Bajramaj. Enton Dushaj, në largim e sipër ka  qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë, më pas i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e policisë.

Njoftimi i policisë

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë. Falë reagimit të shpejtë të policisë  u arrestuan  në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim  me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal,  shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj. Shtetasi Enton Dushaj, në largim e sipër ka  qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë. Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre). Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here