Gazetarja shqiptare në Budapest: Ja ku po qëndron Gruevski

0
511

Zbardhen detaje të reja rreth arratisjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski, në Hungari, atje ku ka kërkuar edhe strehim politik.

Gazetarja e televizionit 1TV, e cila po qëndron në Budapest ka bërë të ditur se ish-kryeministri që po qëndron gjatë kësaj kohe në në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, raporton indeksionline. Orban nga ana tjetër njihet edhe si një mbështetës dhe aleat i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE.

Policia e shtetit shqiptar dje ka pranuar zyrtarisht se ish-kryeministri i Maqedonisë, i shpallur në kërkim, Nikolla Gruevski, ka kaluar përmes kufirit shqiptar.

Policia thotë se në datën 11 nëntor rreth orës ora 19:11, Gruevski ka dalë nga territori i Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë002E.

Në njoftimin për mediat, policia thotë gjithashtu se në datën 11 për Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim dhe se Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here