Ekzekutimi në Shkodër, zbardhen detaje të reja: Ferracaku pa vrasjen e kushëririt 2 muaj më parë, ja çfarë fshihet pas tij

0
390

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër.

Dyshohet se Fatos Ferracaku ka parë vrasjen e kushëririt të Arjan Ferracakut i cili u vra mbi kalë në datën 1 shtator.

Duke qenë se ishte peshkatar Fatos Ferracaku ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku. Mësohet se Ferracaku pa autorët e vrasjes teksa largoheshin pasi ekzekutuan Arjan Ferracakun.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve. Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me një person tjetër që kishte parë autorët e vrasjes së Arjan Ferracakun

Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here