Zbulohet kush është shqiptari, “truri” i trafikut të 300 kg kokainë në Greqi

0
613

Identifikohet shqiptari i arrestuar së bashku me dy grekë të cilët dyshohet se janë kokat e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Ilia Petro Papa nga Elbasani, por që prej vitesh banon në Kolargou të Athinës.

Dy ditë më parë u zbulua një varkë e nisur nga Ekuadori drejt Australisë të mbushur me 300 kg kokainë. Operacioni është zhvilluar nga DEA amerikane dhe policia greke, të cilat kanë arritur të zbardhin skemën e kësaj organizate kriminale. Në Ekuador janë vënë në pranga 6 persona, kurse në Greqi 3 të tjerë.

Pikërisht këta të fundit mendohet të jenë “truri” i organizatës. Dy grekët janë biznesmenë, njëri pronari i një lokali kurse tjetri i përfshirë në shitjen e automjeteve. Sipas mediave greke, vlera e 300 kg kokainë shkon në 1.5 milionë Euro, ndërsa ishte planifikuar që pas Australisë destinacioni të ishte Greqia. Prej këtej do të shpërndahej në vendet e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here