Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’iu drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.
Ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.
Referuar sistemit TIMS, konfirmohet se:
“N. Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.
Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.
Është një skandal i vërtetë fakti se si është organizuar arratia e Gruevskit përmes Shqipërisë me makinë diplomatike të Ambasadës hungareze, ndërkohë që i ka kaluar nën hundë të gjitha institucioneve si SHIK, Policia Kufitare dhe autoritete të tjera përgjegjëse.