“Kaçifas”. Gazetari zbulon detaje të reja, ndryshon rrjedhën e ngjarjes

0
469

Gjatë një interviste të dhënë në një studio televizive, gazetari Ferdinad Dervishi ka bërë një deklaratë shokuese.

Dervishi ka dhënë një tezë të re në lidhje me vdekjen e 35-vjeçarit, Konstantinos Kaçifas i ftuar në Fax News.

Gazetari është shprehur se në këtë ngjarje ka shumë elementë, që të shtyjnë të mendosh se Kaçifas ka kryer vetëvrasje dhe nuk është qëlluar nga forcat RENEA.

“Ka disa të dhëna që të çojnë te vetëvrasja e Kaçifas, edhe qitësi më i mirë në botë nuk mund të fusë dy plumba në një afërsi të tillë pranë zemrës. Në rast se bie një plumb në zemër nga një shënjestër nga larg, atëherë trupi bie dhe nuk mund të qëndrojë më si një tabelë qitjeje dhe për plumbin e dytë”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Dervishi ka thënë se duhet bërë një hetim mbi forcat RENEA.

“Mbase mund të bëhet një hetim për forcat RENEA po unë mendoj se do të ketë një rezultat ‘që qitja është kryer me puthitje’. Pa u bërë një ekspertizë ti del në përfundimin se e ka vrarë RENEA, në një kohë që ka dhe mundësi të tjera”, ka theksuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here