Për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.
Lideri i PD-së shkoi pranë banorëve në orën 16:00, ku zhvilloi me ta një bashkëbisedim.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Basha tha se gjatë këtyre ditëve pas hetimeve që kreu opozita u konstatuan disa shkelje ligjore.
Ai tha se projekti ishte i paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk ka pasur garë për të. po ashtu kryedemokrati Basha, teksa u ngacmua nga gazetarët për deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj se deputetët e PD ishin shpellarë, ai tha se; “S’merrem me një njeri që e ka shpirtin më te zi se plehrat e Sharrës”.