Tensionohet situata në protestën e ‘Unazës së Re’

0
467

Situata në protestën e zhvilluar në zonën e “Unazës së Re” sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së “Astirit”, ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë dhe protestojnë kundër urdhrit të shembjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit “Unaza e madhe”.

Qytetarët kanë dalë në protestë me pankarta në duar, në të cilat lexohet “Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona”. Të revoltuar banorët e zonës së “Astirit” kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plehrave, ndërsa vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e “Rilindjes”, që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here