Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme do t’i nënshtrohet vetingut me 9 nëntor, ora 11.00.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seanca dëgjimore e Ramadan Trocin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ku do t’i nënshtrohet procesit për ligjshmërinë e pasurisë, integritetin etik dhe profesional.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu.