Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financës, ku fjalën për prezantimin e pr.ligjit për buxhetin e vitit 2019, e ka marrë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj deklaroi se ky buxhet do ti shërbejë një sërë reformash, ku janë parashikuar rritje pagash në shëndetësi dhe arsim, rritje pagash për ushtarakët për policinë e burgjeve dhe diplomacinë.
Sipas ministrit bujqësia do të jetë sektori i parë më i favorizuar dhe më i financuar nga buxheti i vitit 2019.
Një tjetër pikë ku u ndal ministri është edhe lehtësia e procedurave për çregjistrimin e bizneseve.