Kryeministri Edi Rama së bashku me grupin parlamentar të PS kanë vendosur të mbledhin nesër në një seancë të jashtëzakonshme kuvendin, ku do miratojnë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili do të marri drejtimin e MB si zëvendës ministër. “Por nuk mbaron me kaq”, shkruan Rama…
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
