Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar në postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshin, propozimim i kryeministrit Edi Rama, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga ky post.
Zyra e shtypit njofton se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen për të dekretuar Lleshin si ministër të ri.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet ne njoftimin e shkurtër të Presidences.