Gazetari investigativ, Artan Hoxha, bëri publike detaje të reja nga ngjarja e Bularatit. Bëhet fjalë për fotografitë e armës së përdorur nga Kostandin Kacifa, në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.
Hoxha tha se bëhet fjalë për një pushke automatike AK-47, prodhim kinez, të modifikuar me pjesë të një snajperi rus të tipit Dragunov.
Në foton e bërë në vendngjarje, pak pas eliminimit të Kaçifas, duket arma vdekjeprurëse me dylbi të adaptuar.
Sipas Hoxhës, automatiku i Kaçifës ka qenë me plumba blindshpues ç’ka ia rrit rrezikshmërinë përdorimit të saj kundër individëve. Në rastin konkret, forcave policore që morën pjesë në aksionin e Bularatit.
“Shënjestra optike anësore është jashtëzakonisht e sofistikuar dhe sot shërben si bazë për të gjitha optikat moderne. Kjo optikë ka telemetër që mat distancën dhe kompensator balistik” – tha Artan Hoxha në studion e emisionit “Java në RTSH”.