Sfida e vlefshme për Kupën Libertadores mes Gremios dhe River Plejtit përfundoi 1-2 argjentinastit, por në këtë gjysmëfinale mungoi tensoini, polemikat, kaosi me sistemin “VAR” dhe plot… 14 minuta shtesë.
Skuadra vendase e Gremios mori epërsinë në minutën e 36 falë golit të Leonardos. River Plejt arriti të barazojë 9 minuta nga fundi me Rafael Borre, por më pas sistemi “VAR” përfshiu lojtarët dhe stafet në kaos.
Arbitri nuk pa një prekje të topit me dorë në golin e barazimit, por tensionoi edhe më shumë të dyja ekipet me akordimin e një penalltie për argjentinasit pas konsultimit me teknologjinë.
Karton i kuq për Gremion dhe në stadium shpërtheu ferri. Për të goditur penalltinë e Gonzalo Martinez U deshën 9 minuta, ndërsa disa të tjera shtesë u dhanë pas kaosit, ndonëse ato nuk i shërbyen Gremios që të shpëtonte nga eliminimi.
River Plejti kishte humbur në shtëpi, por fituan të drejtën e finales falë golave në fushë kundërshtare. Arbitri Kunja kërkoi ndihmën e policisë për të lënë stadiumin ndërsa kërcënimet e tifozëve brazilianë ishin të frikshme.
https://youtu.be/pMDfOYGrXXY