Ambasada Amerikane në Tiranë jep sot një tjetër njoftim të rëndësishëm për të gjthë ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Bëhet fjalë për një problem që shumë aplikuesve u shfaqet në momentin që kryejnë procedurat për plotësimin e formularit.
“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre”- njofton ambasada duke dhënë këtë këshillë si më poshtë.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA:
Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen