Ministria e Jashtme ka reaguar pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas.
Ndër të tjera Athina kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.
“Shprehim keqardhjen për humbjen e jetës së qytetarit grek dhe ngushellime familjes. Gjithësesi është i papranueshëm fakti që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore“, thuhet në reagim.
Ministria thotë gjithashtu se “Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe do të avancojmë në veprimet e nevojshme“.