“Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar”. Zbulohet kabllogrami i ambasadorit të SHBA: Basha Ministër i Jashtëm i përfshirë në skandal

    0
    390

    Pas akuzave të shumta dhe kallëzimeve penale ne Prokurori mes Taulant Ballës dhe Lulzim Berishës. Kreu i grupit parlamentar i PS Balla ka publikuar një kabllogram të ambasadorit të SHBA në Shqipëri John Withers II në vitin  2009. Në të është i përfshirë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili asokohe ishte kandidat për deputet në Elbasan dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm.

    Sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Basha ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

    “Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…Krimineli u lirua me datë 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve…”, shkruhet në kabllogram.

    Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën 13 gusht 2009. Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan.

    5bd2ba2c64215faksmilija.jpg

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

    Na Beni Like Ne Facebook:

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here