Çfarë po ndodh? Sajmir Tahiri vendos të flasë, nesër në konferencë urgjente për mediat

0
427

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Kur prokuroria shqiptare vendosi të shtyjë për të disatën herë hetimet për ish-ministrin e brendshëm Tahiri, ky i fundit, në këtë klimë të nxehtë politike do të dalë para medias.

Sipas News 24, pjestarë të stafit të Saimir Tahirit sot kanë qenë në hotel ROGNER ku kanë prenotuar për një konferencë për shtyp të ish-ministrit të Brendshëm.

Konferenca që pritet të transmetohet dhe direkt, është kërkuar në orën 10.30 paradite, dhe askush nuk ka dijeni për subjektin apo se çdo të thotë Tahiri në të.

Gjithsesi, në kohën kur politika shqiptare “vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat, ridel në skenë I njëjti politikan, I akuzuar nga opozita dhe që është kërkuar edhe arrestimi I tij, por që vazhdon të jetë në hetim nga prokuroria shqiptare në pritje të letërporosive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here