Pence: Ushtria e hapësirës do të krijohet në 2020

0
424
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha dje se forca ushtarake e hapësirës e kërkuar nga presidenti Donald Trump do të jetë fillimisht një “komandë e unifikuar”, një nivel më poshtë se sa gjashtë degët forcave të armatosura të SHBA, sikurse mendohej në fillim.
“Administrata nuk mendon për krijimin e një force të pavarur të hapësirës para vitit 2020”, deklaroi ai gjatë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Hapësirës, një strukturë e vjetërsuar dhe e riaktivizuar nga Donald Trump vitin e kaluar.
Në një fazë të parë, presidenti do t’i kërkojë Kongresit të mbledhë të gjithë ushtarakët dhe civilët që punojnë sot mbi sigurinë e hapësirës nën një komandë të unifikuar, në një model të ngjashëm me forcat speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here