Juventus magjik në “Old Trafford”, mposht Junajtid dhe Murinjon

0
421

Liga e Kampioneve u rikthye me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve, ku spektakli përfshi mjaft stadiume e qytete europiane. Juventusi shpalosi mbrëmë një staturë të fuqishme në UEFA Champions League, duke dhënë spektakël në “Old Trafford”.

Dueli me Mançester Junajtid pritej të ishte emocionues dhe në fakt ashtu ndodhi, por epërsia e italianëve në çdo tregues sportiv dhanë imazh negativ për “Djajtë e kuq” anglezë që kishin zgjedhur të mbroheshin me në taktikë difensive strikte. Kjo është arsyeja që vetë lojtarët e Mançesterit u fërshëllyen gjithë kohës nga tifozët e tyre. 45-minutëshi i partë ishte spektakolar për Juven, e cila krijoi raste të shumta, por mundi të dërgojë topin në rrjetë vetëm një herë, me Dibalanë në minutën e 17-të. Duhet theksuar që në pjesën e parë, Junajtid nuk krijoi asnjë rast shënimi, madje nuk gjuajti një herë të vetme në portë, ndërsa De Gea nga krahu tjetër bëri pritje të shumta duke shpëtuar “Djajtë” nga gola të sigurt. Në pjesën e dytë Juventus vijoi të luajë me ritëm të lartë për afro 15 minuta, por më pas mendoi të tërhiqet disi, duke i dhënë paksa avantazh Junajtid, i cili nisi të sulmojë me forca të shumta, por nuk kishte saktësinë e duhur në pasimin e fundit. Lukaku mbeti i izoluar gjithë kohës, kurse Marsial nuk pati mundësi as të shënjestronte portën. Minutat e fundit të ndeshjes Murinjo e nxori skuadrën të gjithën në sulm, por as Pogba e as Jang nuk ia dolën të çanin murin e Juves. “Zonja e Vjetër” fiton kështu 1-0 ndeshjen e tretë në grupin H, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Junajtid mbetet në kuotën e katër pikëve. Ndërkohë, po në grupin H, dueli midis Jang Bojs dhe Valencias u mbyll në barazim 1-1, ku spanjollët zhgënjejnë dhe mbeten në vend të tretë me dy pikë.

Në grupin E, Bajerni i Mynihut as e vuri në diskutim fitoren me AEK-un e Athinës, duke e mundur në kryeqytetin grek 2-0 dhe duke marrë kreun e renditjes me shtatë pikë. Po në grupin E, Ajaksi u përball me Benfikën, duel mes skuadrash që lakmojnë vendin e dytë. Fituan holandezët me rezultatin e ngushtë 1-0, duke barazuar Bajernin me shtatë pikë në krye të grupit. Kurse Benfika mbetet me katër pikë e Jang Bojs me vetëm një pikë. Në grupin F, ukrainasit e Shakhtarit u përballën me Mançester Sitin. Për anglezët shënuan Silva dhe Laporte që në pjesën e parë, duke i hapur rrugën suksesit, një triumfi që iu bashkua edhe Bernardo Silva në pjesën e dytë me golin e tretë për anglezët. Po në këtë grup, Hofenheim u përball me Lionin, një ndeshje spektakolare e me shumë gola. U mbyll në barazim 3-3. Ky grup udhëhiqet nga Siti me 6 pikë, ndjekur nga Lioni 5, Hofenheimi me 4 pikë dhe Shakhtari 1 pikë. Në grupin G, Roma shkatërroi CSKA-në e Moskës me shifrat 3-0, ku dy gola i shënoi Xheko. Po në grupin G, Reali fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Viktoria Plzen e tani si Reali dhe Roma kanë nga 6 pikë, ndjekur nga CSKA me 4 pikë e Viktoria Plzen 1 pikë. Sot do të luhen ndeshjet në grupet A, B, C dhe D, ku spikasin duelet Barcelona-Inter dhe PSG-Napoli.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here