Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër sot për operacionet e fundit të policisë të ardhura pas 2 vitesh hetime. Ai ka sulmuar sërish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon si dhe prokurorinë që e akuzon për prishje provash.
“3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shkruan Basha.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/