“Avdylajt”, avokati Haxhia shpërthen në akuza: Qesharake! As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur kjo

0
539

Një seancë maratonë që ka zgjatur 10 orë, e shoqëruar me kundërshti nga ana e avokatëve. 24 nga 34 të pandehurit e çështjes “Avdylaj” kanë mbetur në arrest me burg, mes tyre Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Maksim Haxhia tha se Gjykata nuk ka bërë asgjë më shumë se noterinë e Prokurorisë. Ka patur shkëputje të seancës në mënyrë që Mimoza Ndoka të ushqente fëmijën.

As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që të arrestojnë një nënë me foshnje për falsifikim dokumentash, tha Maksim Haxhia.

“Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i cështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël.” tha Haxhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here