Azerbajxhan, Bolton: SHBA mbështet zgjidhje paqësore për Nagorno-Karabakh

0
437
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton tha sot se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zgjidhje paqësore për konfliktin në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë mbi rajonin Nagorno-Karabakh.
Bolton u tha gazetarëve në kryeqytetin azer Baku se ai ka biseduar me presidentin Ilham ALiyev dhe me ministrin e Jashtëm, Elmar Mammadyarov, lidhur me çështjen e Nagorno-Karabakh.
Bolton tha se do ta vizitojë Armeninë më 25 tetor dhe do të flasë për konfliktin edhe me zyrtarët armenë.
Nagorno-Karabakh, që banohet kryesisht me armenë etnikë, ka shpallur pavarësinë nga Azerbajxhani pas luftës së viteve 1988-94, ku janë vrarë 30 mijë persona dhe janë zhvendosur qindra mijëra të tjerë.
Që prej vitit 1994, ky rajon është nën kontrollin e forcave që janë armenë etnik dhe që Baku thotë se përfshinë në të edhe ushtarë që mbështeten nga Armenia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here