“Spitali i ri”, ministrja Manastirliu: Hapet gara për 42 drejtorë

0
759

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, e pranishme në fillimin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT tha se qytetarët do të marrin shërbime më profesionale.

Gjithashtu ajo deklaroi se falë sistemit të përzgjedhjes, faktori i meritokracisë ka funksionuar më së miri gjatë kësaj periudhe.

“Me ndërtimin e spitalit shërbimi i kirurgjisë do të shërbehet me një cilësi më të lartë. Sot ka më shumë garanci për meritokraci në përzgjedhjen e stafeve infermierore. Kjo falë sistemit që kemi aplikuar. Unë gjej rastin se çdo investim që bëjmë, në spitale, lehtëson punën e mjekëve. Jam i lumtur  se 1 mijë studentë do të mësojnë  këtu. Kemi  nisur procesin e zgjedhjeve 42  drejtuesit  në QSUT. Kemi nevojë për drejtues që kanë përgjegjësi profesionale. QSUT-ja ka sot  më shumë nevojë modeërnizimin e burimeve njerëzore. Ky proces ka nisur  dhe ftoj të gjithë ata që duan të shprehin interesimin për këtë proces”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here