“Pritet të marrë një kthesë”. Analisti flet me emra: Edhe tre deputetë, në hetimet për Toyota Yaris dhe Babalen

0
433

Një temë tjetër e diskutuar në “JAVA në RTSH” me analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjelin ishin edhe hetimet për Toyota Yaris dhe Babalen. Sipas analistit Lorenc Vangjeli, ‘Babalja’ është një histori me seri dhe histeri që pritet të ketë një zhvillim tjetër.

“Dy Endritët e PD-së, Hasa dhe Kokoshi, njëri deputet dhe tjetri punonjës teknik në PD, janë persona me dijeni dhe dobi për hetimin. Nuk është ende e saktë se çfarë statusi do të kenë ata në raport me hetimin, por kolegët e tyre në PD i përfshijnë ata në këtë histori me role të qartë dhe të rëndësishëm” – tha Vangjeli.

Edhe hetimi penal për çështjen e Toyota Yaris pritet të marrë një kthesë. “Edhe në këtë histori do të ketë me të gjitha gjasat një serial përgjimesh nga Belgjika, Gjermania, Italia e ndoshta edhe Shqipëria”, tha Vangjeli. Në këtë çështje ka dhe një padi tjetër për shpifje të Taulant Ballës ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here