SHBA do dalë nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë javën që vjen

0
438
Sipas raportimeve të fundit nga SHBA, administrata Trump po përgatitet të dalë nga traktati i epokës së Luftës së Ftohtë për armët bërthamore të rangut të mesëm.
Traktati i nënshkrua në 1987 nga SHBA dhe BRSS ishte një nga hapt thmelorë të ruajtes së paqes botërore dhe mospërshkallëzimit të Luftës së Ftohtë.
Por sipas disa burimeve amerikane dhe diplomatëve të huaj, presidenti Trump ka vendosur të tërhiqet nga traktati i tre dekadave pasi e parandalon SHBA të zhvillojë armë të reja kundër arsenalit të rangut të mesëm të Kinës, të cilin sipas Uashingtonit, ajo po e përdor për të zgjeruar influencën në rajonin e Paqësorit.
SHBA ka thënë se asnjë vendim zyrtar nuk është marrë ende, por burime të këshilltarit amerikan të sigurisë John Bolton thonë se ai do të informojë për këtë presidentin rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Moskë javën që vjen.
SHBA ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit gjatë viteve të fundit. e përditshmja britanike Guardian ka raportuar kësaj jave se këshilltari Bolton i ka rekomanduar Trump tërheqjen, duek cituar zyrtarë të brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here