Gazetari tregon të fshehtat e hetimit për paratë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ja nga vijnë informacionet

0
314

I ftuar në ‘Transparencë’ të emisionit ‘JAVA’ ishte gazetari Vladimir Karaj. Gazetari i BIRN-it tha se gjysma e emrave të drejtësisë janë rrëzuar gjatë procesit të Vettingut deri më sot.

Por Karaj tha se faza e parë e procesit bëri bujë për shkak të listës prioritare dhe emrave të njohur të drejtësisë. “Procesi i vettingut nuk është aq i ashpër sa ç’mendohet. Emrat që kanë probleme me pasurinë apo figurën thjeshtë largohen nga sistemi. Shkarkimet po vijnë edhe si pasojë e faktit se gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë marrë seriozisht më parë procesin e vetëdeklarimit të pasurive. Megjithatë kur kemi pasur të bëjmë me shkarkime për shkak të pastërtisë së figurës, kryesisht informacionet kanë ardhur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit” – tha Karaj.

Ndërkohë, sipas Vangjelit, procesi tregoi se reforma në drejtësi nuk është thjeshtë një reformë lokale, por ka një interesim shumë të qartë ndërkombëtar.

Për Preç Zogajn, Shqipëria është një vend që ka deleguar sovranitet kudo që aderon dhe fakti që ONM ka burimet e saja, është e rëndësishme.“ONM reflekton këtë realitet, pra kanë të dhënat e tyre. Ky është një pohim i rëndësishëm që nuk e bëjnë të gjithë” – tha Zogaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here