Projektligji i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive është futur zyrtarisht në procedurat parlamentare.
Në pikën 2 të nenit 1 të këtij projektligji bëhen këto ndryshime: Fjalët ‘baste sportive’ dhe ‘baste për garat në pistë’ hiqen dhe zëvendësohen me fjalën ‘kategori’.
Pra bingot televizive nuk do të preken. Këtë e konfiromoi edhe përfaqësuesi i ministrisë së Financave, Drejtori i Politikave Niko Lera ku tha se ligji i ri i qeverisë parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve sportive dhe atyre online, mbylljen edhe të lojërave elektronike. Po kështu sipas tij nuk do të preket Lotaria kombëtare dhe Bingo televizive.