Fotoja që mori në qafë 6 korçarët, policia i vë në pranga (FOTO+DETAJE)

0
488

E pësojnë keq 6 personat, që guxuan të gjuajnë kafshë të egra, e me pas i reklamuan fotot në rrjetet sociale.

Policia e Korçës bën me dije se ka identifikuar 6 personat që shfaqeshin jashtë fuoristrades, me kafshë të egra që i kishin vrarë dhe ka shoqëruar tre prej tyre.

Njoftimi i policisë Korçë

Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:

– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;

– L.M, banues në fshatin Polenë,

– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Policia e Korçës gjen rastin të falenderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here