Aksione të befasishme në Librazhd, arrestohet 1 person, 6 të shoqëruar, ja për çfarë akuzohen (EMRI)

0
433

Kanë vijuar aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por janë kryer gjithashtu  edhe kontrolle blic për persona që lëviznin me armë. Nga  ky aksion  është arrestuar 1 person dhe 6 të tjerë janë shoqëruar.

Njoftimi i policisë

Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri,  personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Goditet një tjetër tentativë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,  falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë  operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të  një shkolle, mund të   shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor, ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here