Jepet vendimi për Rexhep Rrajën, reagon për herë të parë Xhisiela Maloku

0
507

Ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Rexhep Rrajën. Pas këtij vendimi në një prononcim për mediat ka reaguar edhe vet Xhisiela, e cila ka bërë apel për lirimin e ish-të dashurit pasi gjithçka e ka bërë për xhelozi.

“Unë kërkoj lirimin e Rexhepit. Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. S’kam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. S’kam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here