Seanca parlamentare ka votuar sot projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Një ndër to ishin edhe projektligjet për ndryshime në ligjin e gjendjes civile.
Në momentin e votimit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk e ka fshehur habinë kur në tabelë ka parë që një prej deputetëve socialistë kishte votuar kundër.
“Kush e ka abstenuar, Ulsi Manja? Je edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, të lutem korrigjoje me elektronikë”, u shpreh Ruçi pasi dëgjohet Manja duke u justifikuar se ishte një gabim aksidental.
Për ndryshimet në ligjin e Gjendjes Civile u votua me 73 vota dhe asnjë kundër. Kujtojmë, se edhe sot opozita e bashkuar nuk ishte prezente në seancën plenare.