Surprizon Ronela Hajati! Këngëtarja djeg rrjetin me foton përvëluese

0
622

Ronela Hajati surprizoi 308 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, me një foto tejet përvëluese, mbrëmjen e së hënës! Këngëtarja e hitit “Do ta luaj” pozonte e veshur vetëm me xhinse, ndërsa në pjesën e sipërme mbante duart si mburojë përpara gjoksit, teksa pozonte me kurriz.

Me flokët e drejta të lëshuara edhe me një grim tejet të rënduar, Ronela kthen vetëm kokën përpara aparatit! I gjithë theksi i kësaj foto, bie mbi të pasmet bombastike të këngëtares së hitit “Maje Men”.

Si e pritën fansat këtë foto? Këtë nuk e dimë, pasi këngëtarja kishte bllokuar të gjitha komentet për foton. Mesa duket, ajo druhej nga komentet negative që mund të merrte në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here