Rumuni arrestohet për vrasjen e gazetares bullgare

0
424
Një shtetas rumun me pasaportë moldave është arrestuar sot në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetares bullgare anti-korrupsion Viktoria Marinova.
Lajmi bëhet i ditur nga radio shtetërore duke cituar ministrin e Brendshëm.
Personi i arrestuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova mendohet se është me origjinë ukrainase shtetësi rumune që bënte jetën e njeriut të rrugës.
Trupi i pajetë i gazetares u gjet të shtunën e kaluar në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub. Ajo gjithashtu ishte përdhunuar.
Të hënën qindra qytetarë bënë homazhe në Bullgari, duke e quajtur këtë shtet si vendin me lirinë e medias më të keqe në Bashkimin Europian.
Nuk dihet ende nëse vrasja ka lidhje me punën ë Marinovës në televizionin lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here