Haradinaj replikon me Thaçin: Shkoi në Veri për të nxitur ndarjen

0
442
Kryeministri Ramush Haradinaj ka replikuar ndaj paralajmërimeve të presidentit Thaçi, duke thënë se e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë idenë e Thacit për korrigjim kufijsh janë skenarët për ta trazuar veriun.
Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të Presidentit Thaci.
Sipas Haradinajt, Thaçi mund ta mbajë gjallë idenë e tij vetëm nëse bën skenarë për trazira në veri.
“E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda. Ai që ka vdek nuk ngjallet mo. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur”, ka përsëritur ai.
Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaçi ia rrezon Qeverinë, ashtu sic kërcënoi dje.
“Kush don me rrëzu qeverinë, nuk flet e rrëzon”, është përgjigjur duke qeshur Kryeminstri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here