U arrestua në Kakavijë/ Zbardhet dëshmia e Geldo Hotit: Na thanë mos të lëviznim dhe nxorrën armët

0
377

Zbardhet dëshmia e Geldo Hotit,  i përfshirë në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut të enjten e javës që lamë pas.

Policia në njoftimin zyrtar tha se kishte dyshime që Hoti kishte qëlluar atë natë por vetë  ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam qëlluar askënd.  Isha në lokal me Ervin Matën, Mervjol Bilon dhe Redi Popescun. Ai na qerasi me një vere. Më pas erdhën dy persona që s’i njihja filluan të thonë që askush mos levizë e nxorrën armët. Ne atë moment unë u  shtriva poshtë tavolinës nga frika”, tha në Gjykatë Hoti i cili u kap në doganën e Kavavijës teksa po tentonte të kalonte kufirin dy ditë më parë.

“Në Greqi ika se do merrja një pajisje, jo se do i fshihesha hetimit”, tha ai para trupës gjykuese e cila vendosi të japë masën e sigurisë “arrest me burg  për 45 ditë” ndaj tij.

Kujtojmë se nga atentati, mbeti i vrarë mbeti Fabiol Gaxha, 28 vjeç, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato,  28 vjeç, banues në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here