Balla hahet “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën, i nxjerr setin me foto: Sali mblidh “tët bir”

0
385

 

Mesa duket një ‘luftë politike’ me fotografi ka filluar mes deputetëve të partive kryesore në vend.

Pas publikimit të fotos nga opozita të deputetit socialist Taulant Balla me një trafikant droge, Balla i është kundërpërgjigjur me një ‘set’ fotosh.

Sipas Ballës në këto foto shfaqet Basha me një të arrestuar për drogë.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës”, shkruan Balla në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here