Partizani është fituesi i super sfidës së javës së 8-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur në “Elbasan Arena” skuadrën e Kukësit.
Një fitore e madhe për të besuarit e trajnerit Skënder Gega, që marrin kryesimin të vetëm të tabelës së renditjes, duke mposhtur në këtë duel një rival të drejtëpërdrejtë në luftën për titullin kampion siç janë verilindorët.
Heroi i fitores për 15-herë kampionët e vendit është talenti që vendosi edhe derbin e kryeqytetit Esat Mala.
Me këtë sukses Partizani ngjitet në krye të klasifikimit me 19-pikë të grumbullara, i ndjekur nga Kukësi në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Kukësi klasifikohet në vendin e katërt me 13-pikë.