I vendosën tritol në banesë, ja çfarë tha gjyshi i Xhisiela Malokut pak ditë më parë

0
449

Natën e mbrëmshme një shpërthim tritoli duket se ka tronditur jo vetëm banorët e fshatit Larushk në Fushë-Krujë, por edhe të gjithë opinionin publik.

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në oborrin e banesave të familjarëve të Xhisiela Malokut, vajza e cila denoncoi për dhunë dhe përndjekje dhe më pas tërhoqi kallëzimin për Rexhep Rrajën, ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në cepin e banesave të Ramazan dhe Besim Muçës, vëllezër me njëri tjetrin. Ky i fundit njihet edhe si gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës, në banesën e të cilit edhe ka jetuar, për shkak se jetonte vetëm me nënën dhe motrën.

Por, çfarë deklaronte pak ditë më parë në media gjyshi i 24-vjeçares, kur mësoi mbi ngjarje  e cila u bë e bujshme vetëm pas dëshmisë së publikuar të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Në një intervistë për mediat, gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen e bujshme.

“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, tregonte Besim Muça, gjyshi i Xhisielës.

“Nuk dimë asgjë, çfarë kemi marrë vesh nga televizori. Ajo ka mbaruar për shkenca politike. Besoj se ajo edhe me të ëmën nuk është aq e hapur. Ka disa ditë që se kam parë fare vajzën”, shprehet nga ana tjetër Lutfije Muça, e afërme e Xhisielës.

Si pasojë e këtij shpërthimi, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, as materiale. Deri tani, janë shoqëruar 9 persona në komisariat, përfshirë edhe të afërm të fisit Rraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here